26-11-2024

Sot shënohet 24 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial

Në rastin e 24 vjetori të Masakrës së Reçakut, tre krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryekuvendari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti do të kryejnë nderime në Kompleksin Memorial në Reçak në ora 10:00.

Më pastaj në ora 11:00 në Shtëpinë e Kulturës në Shtime do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e 24 vjetori të Masakrës së Reçakut, ku edhe do të mbajë fjalim Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë ditë përkujtimore do të merr pjesë edhe Shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, i cili më 15 janar të vitit 1999 Masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krime kundër njerëzimit”.

Kutjojmë se kjo ngjarje do të ishte pikëkthesa historike e intervenimit të NATO-s në Kosovë kundër fushatës së spastrimit etnik dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.

William Walker, në një bisedë me gazetën Insajderi disa ditë më parë u shpreh se rëndësia e kësaj ndodhie është se ajo mobilizoi tërë Aleancën e Atlantikut të Veriut kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit./Insajderi/

Asnjë koment

Comments are closed.