24-11-2024

Sot shqyrtohet shtrenjtimi i tarifave të rrymës

Zyrës së Rregullatorit të Energjisë njofton se gjatë ditës së martë do të bëjë shqyrtimin e propozimit të tarifave për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, nga gjashtë pikat e takimit, do të bëjë shqyrtimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO.

“Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 08.02.2022, ora 11:00, do të mbahet seanca e katërt (IV) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite: Miratimi i Rendit të Ditës; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022; Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022; dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së

Asnjë koment

Comments are closed.