Sot varroset i dyshuari për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, Dukagjin Gashi, u vra në aksionin e Policisë
Sot do të varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” që mbeti i vrarë nga një përballje me Policinë e Kosovës më 30 nëntor, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në fjalë.
Po ashtu, Gjykata ka njoftuar se për të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“I. B.B., II. B.I., dhe III. L.C., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale Grabitja, nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dhe, T.B., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. të KP-së”, thuhet në njoftim.