Stadiumi “Zahir Pajaziti” sot do të presë duelin mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.
Ferizajasit dhe prizrenasit do të përballen në sfidën e barazhit për Superligën e Kosovës në futboll.
Ky duel është ndeshja me e rëndësishme e këtij sezoni për të dy skuadrat, pasi që skuadra fituese e kësaj përballje, do të jetë pjesë e elitës për sezonin e ardhshëm.
Të dy skuadrat tashmë kanë përgatitjet maksimale për këtë sfidë vendimtare për të dy ekipet.
Ndërkohë, është mësuar se tifo-grupi i Ferizajt “Ujqit” do të jenë të vendosur në sektorin e Veriut, ndërsa tifozët e Lirisë “Arpagjikët” janë të vendosur në sektorin e Jugut. Sektori i Perëndimit i stadiumit do të jetë për tifozët neutralë.
Ndeshja mes Ferizajt dhe Lirisë fillon në orën 15:00./rtklive