Në Krushë të Vogël, sot do të nisin punimet për ngritjen e Memorialit të Martirëve, raporton Gazeta e Prizrenit.
Punimet pritet të nisin nga ora 12:00. Sipas drejtorit të Administratës në Prizren, Osman Hajdarit, projekti do të përfundojë sipas planit dinamik dhe do të jetë një ndër komplekset kryesore që do të dëshmojë për sakrificën e martirëve dhe krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.
“Krushës së Vogël me 113 të vrarë (68 ende të pagjetur),82 gra të veja, 145 fëmijë jetimë, 10 familje pa asnjë mashkull, iu deshën 20 vite që të presin qeveritë e kaluara për Memorialin e fshatit, i cili, për shtetin, është shumë i vogël në krahasim me sakrificën e madhe të Krushës së Vogël”, ka shkruar Hajdari.