19-09-2024

Sot xhiroja e tretë e Superligës në futboll, dy ndeshje interesante Malisheva mysafire

Sot nis xhiro e tretë e edicionit të ri 2024-25 në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll, ku luhen dy ndeshje interesante, sikuar ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Ferizaj ka një fitore dhe një barazim në dy xhirot paraprake, teksa kryeqytetasit vetëm një barazim, pasi ndeshja e xhiros së dytën ndaj Dritës ishte shtyrë.

Dueli tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Malishevës.

Malisheva në vetëm një ndeshje të luajtur deri tani në këtë edicion të ri, ka pasur barazim, duke barazuar 1-1 ndaj Ferizajt në xhiron e dytë, teksa xhiro-ja e parë e planifikuar për t’u luajtur ndaj Dritës, u shty.

Llapi ndërkohë pasi barazoi xhiron e parë 1-1 ndaj Gjilanit, u rikthye te fitorja në xhiron e dytë, duke e mposhtur 2-0 skuadrën e Feronikelit si mysafir.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:00./GSS

 

Asnjë koment

Comments are closed.