24-11-2024

Spanja dorëzohet para IOC-ut, vendos t’i njoh simbolet e Kosovës

Një lajm shumë i mirë për sportin e Kosovës sapo ka ardhur nga Spanja. Qeveria e këtij vendi ka marrë vendim që tani e tutje të mos e përziejë politikën në sport.

Qeveria spanjolle është dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilët kërcënuan Spanjën që nëse nuk garantojnë se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’ua japin organizimin e asnjë gare ndërkombëtare.

Menjëherë gjatë ditës së sotme është mbledhur Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’i lejojë të garojnë edhe me flamurin e Kosovës dhe himnin e vendit tonë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga avendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

Kjo do t’u sigurojë spotistëve të Kosovës të marrin pjesë me kushte të njëjta më të gjithë sportistët tjerë të 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare të njohura nga IOC, thuhet më tej në komunikatë.

Javën e kaluar, pikërisht Qeveria e Spanjës vendosi të mos lejojë karateistët tanë të garojnë me flamurin dhe himnin e Kosovës në kampionatin botëror të organizuar në Madrid./rtklive.com

Asnjë koment

Comments are closed.