24-11-2024

Spanjë – Angli: Ja çka parashikon Super kompjuteri për fituesin e finales

Anglia përballet me Spanjën në finalen e “Olympiastadion” në Berlin të dielën në mbrëmje.

“Tre Luanët” rezervuan vendin e tyre në finale me fitoren dramatike ndaj Holandës.

Është hera e parë në histori që kombëtarja e anglezëve për meshkuj arrin në një finale në tokë të huaj.

Southgate gjithashtu u bë trajneri i parë që e çoi skuadrën në dy finale në turne të mëdhenj.

Spanja arriti në finale duke mposhtur Francën në gjysmëfinalen e parë 2-1.

Super kompjuteri BETSiE ka simuluar tani finalen mes Anglisë dhe Spanjës 100,000 herë për të zbuluar se kush do të fitojë.

Dhe është një lajm i keq për “Tre Luanët”, pasi parashikon që Spanja do të ngrejë trofeun.

Super kompjuteri sugjeron se skuadra e Luis de la Fuente ka një shans 54.7 për qind për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave.

Anglisë i është dhënë vetëm 45.3 për qind shanse për të fituar Evropianin e saj të parë në histori.

Për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave, spanjollëve iu është dhënë një shans 35.44 për qind krahasuar me 32.94 për qind të Anglisë.

Kjo do të thotë që super kompjuteri mendon se ka 31.62 për qind mundësi që ndeshjes t’i duhet të paktën kohë shtesë për të gjetur fituesin.

Asnjë koment

Comments are closed.