22-12-2024

Specialja arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn.

Sipas IndeksOnline, kjo u konfirmua nga djali i Kilajt, Blend Kilaj.

Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe ishte arrestuar edhe më parë nga kjo gjykatë më 2 nëntor 2023.

Ai u lirua më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

Asnjë koment

Comments are closed.