25-11-2024

Specialja fton edhe Rexhep Selimin

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e bëri të ditur vet Selimi përmes një postimi në instagram.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,
Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Derisa sot më herët kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale edhe ish-pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Front Online/

Asnjë koment

Comments are closed.