Specialja konfirmon bastisjet në Kosovë
Prokuroria Speciale ka konfirmuar bastisjet që po ndodhin në Kosovë në shtëpitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim./IO/