Specialja pranon pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veselit
Trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, dhe ka liruar vetëm mbajtjen e seancave në këtë rast, nga data 12 deri më 15 shkurt. Sipas një njoftimi, kolegji ka konstatuar se Mbrojtja e Veselit, ka treguar një arsye të mirë për një rregullim të kufizuar të orarit, transmeton klankosova.
Kujtojmë që më 11 dhjetor të vitit që lamë pas, vdiq Andrew Strong, avokat i ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Si pasojë më 22 dhjetor, Mbrojtja e Kadri Veselit paraqiti një kërkesë si vijon: ”Për shkak të vdekjes të fundit dhe të papritur të Bashkë-Avokatit dhe rekrutimit të mbrojtësit të ri, mbrojtja Veseli kërkon që seancat e planifikuara për 29-31 janar, dhe 1 dhe 12-15 shkurt 2024 të anulohen. Kjo, sipas mbrojtjes Veseli, avokatëve të rinj do t’i jepnin kohë adekuate familjarizohen me provat”.
”Mbrojtja e Veselit argumenton se duhet të bëhen rregullime të arsyeshme në orar kur tregohet se mos disponueshmëria e avokatit do të kishte një ndikim të pashmangshëm në paraqitjen e rastit të mbrojtjes. Mbrojtja e Veselit parashtron se kërkesa është një shtyrje prej vetëm dy javësh dhe se lehtësimi i kërkuar është të nevojshme për të garantuar garantimin e të drejtave themelore të të akuzuarit”.
E si rezultat, paneli dha përgjigjie se e pranon pjesërisht kërkesën duke liruar vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024, transmeton klankosova.tv. ”Paneli e sheh të përshtatshme që të lirojë vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024, dhe të mbajë pjesën tjetër të ditëve të seancave siç ishte planifikuar më parë”.