24-11-2024

Spitali i Prizrenit bëhet me shërbime spitalore ditore

Në Spitalin e përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, sot do të bëhet përurimi i hapësirave të rregulluara për shërbime spitalore ditore, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas njoftimit, ky do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe që do të mundësojë ofrimin dhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Investimet janë donacion i shoqatës “Jetimët e Ballkanit”.

Ceremonia nis në ora 11.00. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.