25-11-2024

Spitali i Prizrenit ende pa rezonancë magnetike ( Video )

Tetë radiologë në Spitalin Rajonal të Prizrenit u shërbejnë mbi 500 mijë banorëve të rajonit dhe pjesës veriore të Shqipërisë.

Kryhen 10-tra ekzaminime në ditë, por jo me teknologjinë e fundit. Një rezonancë magnetike, do të ndihmonte pacientët e këtij territori në diagnostikimin e të sëmurëve.

Radiologjia është caku i parë i personave të sëmurë që i drejtohen shëndetësisë.

Ky repart ka pësuar evoluime të mëdha teknologjike, ndërsa stafi është dashur t`i përshtatet kohës.

Spitali Rajonal i Prizrenit mbulon një territor mjaft të gjerë, ndërsa radiologjia në këtë spital ka 8 të profesionistë.

Ky staf u shërben mbi 500 mijë banorëve ose 30 % e popullsisë së Kosovës.

Sfidë për këta mjekë mbetet përmbyllja e zinxhirit të diagnostikimit nëpërmjet teknologjisë së fundit. Një rezonancë magnetike do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.

Ndërkaq, brenga më e madhe  është mosha e shtyrë e mjekëve të kësaj fushe.

Megjithatë, me këto kapacitete që ka radiologjia në Prizren pacientët shprehen të kënaqur me shërbimin.

Resurset profesionale dhe hapësira është e gatshme për pritjen edhe të një aparati të rezonancës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa gjithçka ngelet në dorë të Ministrisë së Shëndetësisë se kur edhe pacientët e regjionit të Prizrenit dhe më gjerë do të shërbehen edhe me diagnostikimin e fjalës së fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.