23-11-2024

Spitali i Prizrenit në shërbim të zhvendosurve nga Shqipëria

Me vendim të drejtorit të strukturave udhëheqëse shëndetësore në koordinim edhe me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismajli, dhe me qëllim të asistencës mjekësore për qytetarët e zhvendosur nga zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri, drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr.Afrim, Avdaj, ka nisur ekipin e shërbimit emergjent për të ofruar shërbimet shëndetësore për të vendosurit në hapësirat e ish-kampit të KFOR-it në Prizren.

Sipas njoftimit nga spitali, para dërgimit të ekipës, drejtori ekzekutiv me stafin menaxhues ka vizituar të vendosurit në ish  kampin e KFOR-it. Ai ka biseduar me udhëheqësit e kampit dhe me qytetarët e zhvendosur nga Shqipëria, duke i shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga ekipi i shërbimit emergjent i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Gjithashtu janë përforcuar edhe ekipet kujdestare në spitalin e Prizrenit për të ofruar shërbimet e nevojshme eventuale gjatë 24 orëve./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.