Sqarohen nga “Polluzha Tours”: S’jemi sulmuar në Serbi
Autobusi i “Polluzha Tours” nuk është sulmuar.
Sipas njërit prej pronarëve të kompanisë xhami i përparmë i autobusit që po kalonte në afërsi të Nishit në Serbi, është goditur nga një shpend.
“S’bëhet fjalë për sulm. Gjatë kalimit nëpër autostradë, xhamin e autobusit e ka goditur një shpend, zog apo hut”, ka thënë Selim Hoti për KlanKosova.tv.
“Pas dëmtimit të xhamit autobusi nuk i plotëson kushtet për të vazhduar tutje. Tash jemi rrugës me autobusin tjetër për t’i marrë udhëtarët dhe dërguar në destinacion”, ka vazhduar ai.