22-11-2024

S’respekton vetizolimin, i mituri kapet duke punuar edhe në kafe në Suharekë

Policia ka njoftuar inicimin e rastit, për shkelje të masave qeveritare të Pandemisë ndaj një të mituri në fshatin Reshtan të Suharekës,  i cili madje po punonte në një kafe, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.