Stacioni i Autobusëve demanton veten, e ndryshon deklaratën se rreth 400 autobusë në ditë po nisen për Evropë
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen dhe janë të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në këtë zonë.
Nga 1 janari 2024 kur ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian për kosovarët, terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është përplot me udhëtarë, njëjtë siç është edhe Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Nga ky i fundit kanë dhënë statistikat e udhëtimit të kosovarëve drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian këtë muaj, duke treguar se nga 1 janari 2024, mesatarja ditore e nisjes së autobusëve nga Prishtina është 380-400 autobusë.
Por pas raportimeve nga mediat, këta të fundit kanë reaguar duke thënë se ky numër i nisjeve përfshinë jo vetëm udhëtimet ndërkombëtare, por edhe ato ndërurbane.

