08-02-2026

Start dëshpërues i KF “Liria”

Shkruan: Durak Thaçi, ish-gazetar sportiv  

KF Liria pa pësuar humbje të thellë para tifozëve të sajë me ruzultat 4:1 nga Trepça 89 në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Kjo skuadër nuk meriton të pësojë humbje bindëse si vendase nga se Liria është një klub profesionist me histori të gjatë i themeluar në vitet e hershme dhe një prej klubeve më të vjetra në futbollin kosovar.

Carë po ndodh me kët skuadër assesi të këndellët dhe të fitoi stabilitet në elitën e futbollit kosovar.

Liria aktualisht bën gara në ligën e Parë të Kosovës në futboll në sezonin 2025/2026 dhe është një nga skuadrat kryesore në garë për t’u rikthyer në Superligë.

Sipas rezultateve aktuale Liria ndodhet në pjesën e epërme të tabelës me pikë të mirë në renditje me rezultate solide në ndeshjet e fundit në sezonin vjeshtor. Pos lojtarëve me nam që ka në dispozicion së fundmi klubi ka bër edhe disa prezantime në afatin kalimtar dimëror duke sjell lojtar me nam si mbrojtësin me përvojë, Muhamed Useini një lojtar që ka luajtur në skuadra të njohura në rajon.

Pas golit të katërt që pësuan tifozët më të zjarrte “Arpagjikat” të pakënaqur me lojën e skuadrës së tyre të zemrës hodhën mjete piroteknike në fushë. Dëshpërim total i shikuesve të kësaj skuadre pas debaklit të pësuan si vendas në Prizren 4:1 nga Trepça 89.

Ja dëshpërimi i një tifozi prizrenas në ndeshjen e sotme.

Asnjë koment

Comments are closed.