Stilistja kosovare bëhet cak i hajnave, akuzon Policinë për vonesë vër në vendngjarje
Stilistja kosovare, Yllka Brada ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është përballur me një ngjarje të shtunën pasdite, ku asaj ia thyen makinën hajnat edhe ia kanë vjedhur gjësendet personale, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes postimit në Instagram, ajo ka ndarë përvojën e saj, duke e shprehur zhgënjimin e saj ndaj Policisë së Kosovës.
E cila thotë se pas ndodhisë, iu është dashtë të pres mbi 4 orë të vinte hetuesi në vendin e ngjarjes.
“Te shtunën pasdite, në vendin e punës, ma kanë thyer veturën dhe më kanë vjedhur të gjitha gjërat personale! Katër orë kam pritur që të vijë hetuesi në vendin e ngjarjes dhe vetëm më ka lëshuar një letër të pavlerë! Sot, që dy orë, ende jam duke pritur që të dalë dikush për të më dhënë një vërtetim që më janë vjedhur dokumentet! Do të thotë, miq, shtet i lodhur!!! Faji mbetet i askujt, dëmi i imi, siguria iluzion, e humbja e kohës dhe nervave – gjë normale”, ka shkruar ajo.
