Studentët e Juridikut vizitojnë Gjykatën Themelore në Prizren në kuadër të “Ditës së Hapur”
Gjykata Themelore, në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur” mirëpriti studentët e Fakultetit Juridik te Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Kryetarja Shpresa Emra dhe gjyqtari Sami Gashi i informuan studentët për organizimin, shërbimet dhe misionin e Gjykatës.
“Studentët vizituan hapësirat e Gjykatës, dhe nga afër u njoftuan me punën e përditshme të Gjykatës. Ajo është e hapur dhe e gatshme që të mirëpret të gjitha vizitat me qëllim të informimit të studentëve, dhe edukimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e Gjykatës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.