08-09-2024

Studentja shqiptare që u testua për koronavirus për situatën në Kinë: Frika është e madhe

Ditën e djeshme, ajo iu nënshtrua kontrolleve për koronavirusin ndonëse kishte udhëtuar drejt Shqipërisë më 13 janar, pak para se të përhapej sëmundje. Lorena tregoi se rezultatet i kanë dalë negative, por nuk heziton të kthehet sërish në Kinë nëse jepet njoftimi nga personat përgjegjës.

Ajo është studente në qytetin e Tianjin (Janxhin), pranë Pekinit ku është shtyrë procesi mësimor dhe nuk ka një datë se kur duhet të kthehen. Sa i përket virusit që mund të prekë shqiptarët, studentja thotë, “Frika e koronavirusit edhe për shqiptarët e tjerë që jetojnë në Kinë është e madhe”, duke shtuar se janë marrë masat.

Duke folur për “BW”, Lorena shtoi se komunikon shpesh me grupet e shqiptarëve në Kinë të cilët i thonë se janë shumë të frikësuar pasi situata nuk është e mirë.

Megjithatë shprehet optimiste duke e cilësuar si dicka që do të kalojë shpejt./a.m/noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.