Studimet në fushën e Arsimit, 92 % e studentëve janë femra, a po ndikon ikja e të rinjve në këtë fenomen?
Numri i përgjithshëm i studentëve të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor për periudhën 2021/2022 në Universitet Publike dhe Kolegjet Private ishte 70 mijë e 187, prej tyre 40 mijë e 826 apo 58,2 për qind femra ndërsa 29 mijë 358 apo 41.8 për qind meshkuj.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga numri i përgjithshëm i studentëve vërehet diferencë e madhe gjinore e studentëve të cilët ndjekin studimet në fushën e “Arsimit “ ku nga 4 mijë e 352 student, 4 mijë e 28 apo 92.6 për qind janë femra dhe 324 apo 7.4 për qind janë meshkuj.
Numri i përgjithshëm i studentëve (në Universitete Publike dhe Kolegje Private) 2021/2022, në nivelin Master ishte 11877, prej tyre 7268 apo 61.2% janë Femra , ndërsa 4609 apo 38.2% janë Meshkuj.
“Numri i të diplomuarve nivelin Bachelor 2020/2021, ishte 10997 prej tyre 7266 apo 66% femra ndërsa 3731 apo 34% meshkuj. Numri i studentëve të diplomuar në Universitete Publike dhe Kolegje Private në nivelin Master ishte 2112 prej tyre Femra 1322 apo 62.6% ndërsa Meshkuj 790 apo 37.4%?, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa Xhavit Rexhaj ish zëvendës ministër i Arsimit, nuk e ka përjashtuar faktin se pjesëmarrja më të ulët e meshkujve në Arsim mund të ketë ndikuar me largimin jashtë vendit.
“Të dhëna interesante, më la përshtypje edhe mu , para shkollori edhe fillori është krejt e logjikshme me qenë një përqindje e tillë. Të lëndoret kur shkojnë ndryshojnë. Me siguri në këto përqindje kanë ndikuar edhe ikja e meshkujve sidomos 4 vitet e fundit ka qenë shumë e theksuar. Por në Arsim vazhdimisht përqindja e mësuesve edhe mësimdhënësve femra është më e madhe se sa e meshkujt. Kjo është çudia për shembull,pse drejtorët nuk janë gjysma bile femra. Pse meshkujt janë drejtorë e femrat janë mbi gjysmën mësimdhënëse. Zakonisht përqindja është më e madhe e femrave të punësuarve në mësimdhënie në Arsim, mirëpo në gjeneratat e fundit sigurt ka ndikuar sidomos ikja e madhe e të rinjve e më shumë masë më të madhe e meshkujve”, tha Rexhaj për “IndeksOnline”.