S’u pajtuan për 25 euro, gruaja e rrahu burrin me “resho” e bisht fshese (VIDEO)
Një plagë në kokë 45 vjeçarit, N.R nga Shiroka e Suharekës ia shkaktoi gruaja e tij.
Pa dashur të prononcohet para kamerës ky tregon se bashkëshortja e sulmoi pas një debati për harxhimin e 25 eurove që nisi për shkak të kushteve të rënda financiare në familje, njofton Klan Kosova.
38 vjeçarja fillimisht atë e goditi me bisht të fshesës dhe më pas me furnelë, që në popull njihet me emrin sllav, reshov, njofton Klan Kosova.
Për trajtimin e plagëve të marra, viktima u dërgua në emergjencën e Suharekës.