Subvencionimi i teksteve shkollore, MASht tregon numrin e aplikimeve për katër orë
Për më pak se 4 orë raportohet se janë bërë rreth 30 mijë aplikime në platformen E-Kosova për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore.
Zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë për IndeksOnline se ka një interesim jashtëzakonisht të madh për të aplikuar.
Në anën tjetër, për shkak të ngarkesave të mëdha shumë prindër janë ankuar se po kanë vështirësi të mëdha në aplikim.
Në njoftimin e ministrisë është bërë e ditur se mjetet do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme.
Ministria ka thënë se aplikimi për subvencionim mund të bëhet në platformën “E-Kosova” deri në fund të shtatorit./IO