Subvencionimi i teksteve shkollore, nis ekzekutimi i pagesave
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavaci ka njoftuar se deri më tani përmes platformës e-Kosova kanë pratuar 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet, sipas saj, janë duke u verifikuar nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të.

“Sot kemi filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues. Aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.
