23-11-2024

Suhareka largon produktet që nuk i referohen Kosovës shtet

Në vazhdën e aksionit në të nisur në territorin e Kosovës, Inspektorët e Tregut kanë dalur edhe në Suharekë për të parë nëse janë larguar produktet me mbishkrimin  “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, ka njoftuar kryetari  i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Postimi i plotë i Muharremajt në facebook:

Edhe në Suharekë 100% masë ndaj Serbisë

Duke marrë parasysh se ditë më parë Qeveria e Kosovës  ka marrë vendim,  që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen  Kosovës si shtet, inspektorët në Komunën e Suharekës kanë dalë në terren, për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”…

Pra  kemi vepruar konkretisht edhe sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.