Suhareka me harta digjitale në stacionet e autobusëve (VIDEO)
Tani qytetarët e kësaj komune do ta kenë më të lehtë ta përcjellin lëvizjen e linjave të autobusëve në kohë reale.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
“Ky është një projekt i realizuar mes komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal që kap shumën 148 mijë euro. Gjithsejt janë të vendosura 18 nënstacione. Janë vendosur në qendër të qytetit. Janë vendosur në rrugën nacionale Suharekë-Prizren, dhe nëpër fshatra. Nënstacionet janë elektrike, ku qytetarët mund ta shohin orën, linjen dhe ku shkojnë autobusët. Kjo e lehtëson transportin e qytetarëve”- tha Muharremaj.
Comments are closed.
Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.