08-02-2025

Suhareka ndahet baraz me Prishtinën, Gjilani e “fundos” Llapin

Përfunduan dy ndeshjet në program të Albi Superligës me dy ndeshje interesante që u zhvilluan – ajo mes KF Llapit të rrezikuar për të rënë nga Superliga kundër Gjilanit dhe FC Prishtinës që luajti kundër Suharekës.  Gjilani ka fundosur edhe më shumë Llapin duke e mposhtur me rezulta 0-1. Prishtina ka barazuar me Suharekën në kryeqyteta me rezultat 2-2

FC Prishtina – Suhareka 2-2

KF Llapi – Gjilani – 0-1

Një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave në Albi Superligën e Kosovës ishte ajo në mes të KF Llapit dhe Gjilanit. Dy skuadrat e nisën këtë përballje nga pozitat nëntë respektivisht 6, me skuadrën e Tahir Batatinës nga Podujeve që jashtë çdo parashikimi mbetet në zonën për të rënë nga Albi Superliga për këtë sezon.  Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë – me Llapin që ishte më kërkues por Gjilani nga ana tjetër arriti që të mbrohet mirë. Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Gjilanin të cilët shënuan që në minutën e 63-të te ndeshjes. Ishte Bilalli ai që shënoi për mysafirët. Ky gol doli të jetë gol i tri pikëve për Gjilanin, me të cilën fitore ata marrin 24 pikë për të qëndruar në vendin e 6-të. Ndërkohë Llapoi fundoset edhe më shumë duke qëndruar në vendin e parafundit me 18 pikë/GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.