Suharekë: Arrestohet, pasi sulmoi policët gjatë orës policore
Në fshatin Reshtan të Suharekës janë sulmuar dy policë, të cilët kanë hasur një sulmues është duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës gjatë kohës së orës policore, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
“02.04.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës, duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaePrizrenit.net/