Suharekë: Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, së bashku kryetarin e komunës së suahrekës, Bali Muharremajn dhe me disa banorë, ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc.
“Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor Komunës së Suharekës, duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve. Kënaqësi që, sot, së bashku me banorët dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, të merrja pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc. Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet.
RH