Suharekë: I prekuri me COVID-19 ka pasur kontakte të shumta me qytetarët
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë detaje në lidhje me të infektuarin e fundit nga kjo komunë.
Në një postim në Facebook, Muharremaj ka thënë se i infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e po ashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.
“Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha. I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani”, ka shkruar Muharremaj.
Ndërkohë në Suharekë janë dy persona të konfirmuar me virusin COVID-19.
Derisa numri total i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 283, 58 janë shëruar ndërsa 7 kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga COVID-19.