24-11-2024

Suharekë: Katër fshatra bëhen me laboratorë për analiza mjekësore

Siç thuhet në komunikatën e komunës së Suharekës, pajisja e Qendrave të Mjekësisë Familjare me laboratorë do t’ua lehtësojë banorëve të këtyre fshatrave kryerjen e analizave laboratorike.

“Katër Qendra të Mjekësisë Familjare në Suharekë, sot janë pajisur me laboratorë për analiza mjekësore. Në fshatin Duhël, Bukosh, Studençan dhe Mushtisht nga sot do të ketë shërbime më të mira për pacientët. Në Duhël gjatë funksionalizimit të laboratorit ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili nga stafi punues ka kërkuar kujdes të shtuar ndaj pacientëve dhe respektim të orarit të plotë të punës”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.