Suharekë: Mblidhen 11.000 nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit
“Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë.
Peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorzojmë në Parlamentin e Kosovës në Prishtinë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
“I falenderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij”, ka shkruar ai./Epoka e re/