26-11-2024

Suharekë: Nuk respekton orën policore, sulmon policët dhe godet veturën e policisë

Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe dëmtim prone.

Në një komunikatë për media, thuhet se dje në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor.

Në momentin kur policët e kishin ndaluar veturën i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij me një guri e kishte goditë veturën e policisë të cilën e kishte dëmtuar në pjesën e prapme dhe më pas kishte sulmuar edhe dy zyrtarët policor.

I dyshuari  nuk  kishte zbatuar vendimin e Qeverisë  për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave për shkak të virusit Covid -19 dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Asnjë koment

Comments are closed.