Suharekë: Nxënësi 16-vjeç si kauboj, shëtiti me revole nëpër shkollë në Suharekë
Një nxënës, 16 vjeç, i shkollës fillore “Migjeni” në Gjinovc të Suharekës, të shtunën, është intervistuar e më pas liruar nga policia me urdhër të prokurorit, për shkak se në ambientet e institucionit arsimor ku vijon mësimet ka ekspozuar pistoletë me 6.35 kalibër.
Sipas policisë i riu, E.N, është endur nëpër ambientet e shkollës me këtë armë në brez, i cili me këtë veprim ka shtyrë bashkëmoshatarët e tij ta njoftojnë drejtorinë e cila më pas ka lajmëruar forcat e rendit për t’u marrë më të, transmeton Klan Kosova.
E.N në polici ka deklaruar se armën ja kanë dhënë shokët e tij, jashtë shkollës. Ky nxënës njihet si problematik, ka përsëritë vitin e ka mungesa në orët mësimore.
Komuna e Suharekës, përkatësisht drejtoria e arsimit është duke shqyrtuar mundësinë që E.N ta transferojë në një shkollë tjetër, 4 kilometra larg “Migjenit”.