Suharekë: Personi që u dogj dje në kasolle është pronari i shtëpisë
Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se trupi i pajetë i gjetur në kasolle është i pronarit të shtëpisë.
“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia./IndeksOnline/