Suharekë: Poston video në TikTok duke shtënë me armë në aheng familjar, arrestohet
Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng në Suharekë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se informacionet lidhur me rastin janë marrë në një video të publikuar në TikTok, raporton “Betimi për Drjetësi”.
“Stacioni Policor në Suharekë falë bashkëpunimit me qytetar, në bazë të informatave të marra nga një video në Tik tok, me datë 21.08.2022 ka arrit të identifikoj një të dyshuar i cili kishte shtënë me armë –pistoletë në një gazmend familjar me datë 09.08.2023”, thuhet në njoftim.
“Të dyshuarit i është sekuestruar një armë Pistoletë Zoraki me një krehër të zbrazët. Në këtë rast janë filluar hetimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”, njofton Policia.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
SHPALLJE: