Suharekë: Pronari i një kompanie kërkohet për sulm ndaj një femre
Pronari i një kompanie po kërkohet nga policia në Suharekë për sulm ndaj një femre.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zyrat e kompanisë së të dyshuarit, ndrysa rasti është raportuar nga vitkima, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Në raportin 24 orësh, Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit.
Raporti i Policisë:
Rr. Brigada 123, Suharekë 29.06.2021 – 11:35. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Ngjarja ka ndodhur në zyrën e kompanisë së të dyshuarit. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. /GazetaePrizrenit.net