08-09-2024

Suharekë: Rrokulliset me traktor, humb jetën 55 vjeçari

Policia në Suharekë rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor.

SuharekaOnline mëson se bëhet fjalër për S.K. (55 vjeçar).
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në kordim me prokurorin! Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jete është dërguar në IML Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.