Suharekë: Skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm
Një person është shoqëruar në polici për organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në fshatin Studenqan të Suharekës, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur mbrëmë, kur i dyshuari mashkull kosovar, në një lokal ishte duke organizuar lojëra të fatit.
Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.