Suharekë: Tentuan të vidhnin bateri dhe derivate, arrestohen “hajdutët” nga Podujeva
Dy të persona nga Podujeva janë arrestuar pasi janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda një depoje të një kompanie në Suharekë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Mbi të dyshuarit me inicialet S.K dhe F.K., rëndon dyshim se dy herë kanë kryer vjedhje në ndërmarrjen “UNICOM” që ndodhet në zonën industriale në Shirokë.
Zyrtari për media në Policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar se në dy raste të ndara, dyshohet se ata në këtë kompani kanë vjedhur karburante, bateri (akumulatorë) në vlerë 600 euro dhe vegla punë në vlerë 400 euro.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur me këtë rast.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaePrizrenit.net/