Sukseset e vajzës me aftësi të kufizuar nga Hasi i Prizrenit
Për Gazeta Lajm foli Drejtoresha e HandiKos-Prizren Egzona Hoxhaj, e cila përkundër moshës së re dhe aftësisë së kufizuar arriti të sfidoj veten me pozitë udhëheqëse.
Egzona ka studiuar Ekonomikun, jeta e saj ishte e mbushur me plot sfida, kjo sepse pas lindjes fitoj një aftësi të kufizuar e cila edhe pse e sfidoi jashtëzakonisht shumë, prapë se prapë e bëri më të fort dhe shumë ambicioze.
Gjatë kohës së studimeve të në Prishtinë, filloj të aktivizohet vullnetarisht në një organizatë për persona me aftësi të kufizuara.
Në atë kohë në mënyrë shumë të papritur, iu dha mundësia që të sfidoj veten në një nismë krejtësisht të re dhe shumë interesante.
Me krijimin një ideje inovative – një aplikacion online që tregon rreth qasjes fizike për Personat me aftësi të Kufizuara në qytetin e Prishtinës, fitoj mundësi të mëdha për karrierën e saj, sepse në festivalin #EYA2017, me këtë ide ka arritur të fitoj çmimin e të riut europian në kategorinë e Qytetarisë Aktive.
Puna e saj gjithashtu ishte e përqendruar edhe në avokimin dhe lobimin e të drejtave të personave me aftësi te kufizuara,pasi punonte në organizatën për persona me aftësi të kufizuara në Prishtinë, Handikos si zyrtare e financave.
Edhe pse në moshë të re dhe me fitimin e një përvoje të marrë në një nismë shumë interesante, tani më që disa muaj ushtron pozitën e drejtoreshës së organizatës Handikos Prizren.
Nismat e saj janë vetëm në fillimin e tyre dhe ambicia e saj urojmë që do të ju krijoj shumë mundësi të reja shumë të rinjëve të tjerë – persona me aftesi te kufizuara.