18-12-2024

Suksesi si kryesuesja e parë femër e Kuvendit të Prizrenit, e motivon Antigona Berisha – Bytyqin në garën për deputete

Antigona Berisha – Bytyqi, duke qenë si femra e parë kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ka punuar me përkushtim dhe transparencë për të avancimin e  interesave të qytetarëve, gjithmonë duke u bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe përgjegjshmërisë.

“Kam kandiduar për deputete nga PDK, si një vazhdimësi e angazhimit për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve dhe adresimin e  sfidave të përbashkëta, që na dalin përpara”, deklaron ajo.

Berisha – Bytyqi shprehet se është dhe do të jetë gjithmonë mirënjohëse e falënderuese ndaj secilit qytetar që e përkrahu në rrugëtimin politik për vite me radhë, duke ftuar gjithsecilin për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe më të drejtë për Kosovën. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.