31-07-2025

“Sulm” ndaj shtatores së Skënderbeut në Prizren, reagon ashpër shoqata “Trojet e Arbrit”

Reagim pa ndërhyrje i shoqates “Trojet e Arbrit“ lidhur me ngjyrosjen e përkrenares dhe shpatës se Gjergj Kastriotit në Prizren:

Prizren qytet i motit, kush i dha ngjyrë Gjergj Kastriotit?!
Shoqata “Trojet e Arbrit“ është e shokuar lidhur me sulmin që ju bë sot Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren. Ajo reagon ashpër kundër qarqeve antishqiptare dhe antikombëtare të dirigjuara nga ideologët e politikës neotomane dhe atyre pansllaviste që ka shumë vite që janë duke e sulmuar heroin më të madh të të gjitha kohërave Gjergj Gjon Kastriotin.

Ngjyrosja e përkrenares si dhe e shpatës së Gjergj Kastriotit është një sulm i shëmtuar i cili mund të sjellë një konflikt të paparë në mes të rrymave atdhetare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare e atyre neotomane dhe pansllaviste.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ fton policinë e Republikës së Kosovës dhe prokurorinë që të merr masa shumë të shpejta sa nuk është bërë vonë dhe ta bëj burgosjen e sjelljen para drejtësisë të personave që e kryen këtë akt të shëmtuar.Pas bërjes publike të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ për një demostratë gjithëshqiptare më 28 nëntor 2025, në qytetin e Prizrenit për neglizhimin dhe mosdhënien e lejes për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren,tash qarqët antishqiptare kanë filluar atakimin e drejtëpërdrejt të Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren. Shoqata “Trojet e Arbrit“ fton të gjithë shqiptarët në përmbajtje pas këtij sulmi kriminal mbi monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren.

Terroristët që e kryen nje veprim të tillë kriminal duhet të sillen para aktit të drejtsisë.Kurse Shoqata “Trojet e Arbrit“ do të vazhdon ta bëj senzibilizimin e të gjithë shqiptarve atdhetar më 28 nëntor 2025 në mënyrë masive të marrin pjesë në Demostratën për ruajtjen e shqiptarizmës në trojet shqiptare me moton: “ Duam Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren“. Ky akt kriminal i forcave panaziatike dhe pansllaviste tregon qartë se herët apo vonë një konfrontim në mes të shqiptarve atdhetar dhe këtyre forcave të ërrta do të jetë i pashmangshëm nëse organët e drejtësisë dhe të rendit të Republikës se Kosovës nuk marrin masa në parandalimin e këtyre akteve kriminale dhe më prapavija të mbrapshta politike.Poshtë tradhtarët!Poshtë ideologjia neotomane dhe ajo pansllaviste!Rrnoftë Shqipëria Etnike!

Në emër të Shoqates “Trojet e Arbrit“ reagon Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Asnjë koment

Comments are closed.