Sulmi ndaj gazetarit Krasniqi në Prizren, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e rreshterit policor, pas sulmit ndaj gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, gjatë protestës së djeshme në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për rreshterin, Sali Elezkurtaj.
Kujtojmë që sipas disa pamjeve të publikuara nga momenti i sulmit, prezentë janë rreth katër policë nga të cilët gazetari Krasniqi ka kërkuar që të reagojnë, por ata nuk kanë marrë masa në mbrojtje të tij.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili dyshohet se ka sulmuar gazetarin e Nacionales dhe kameramanin.
Incidenti ka ndodhur dje pas faljes së namazit të xhumasë në Prizren, ku është mbajtur një protestë në kundërshtim ndaj Dokufest-it.
Lexo edhe: