Sulmohet fizikisht ekipi i Nacionales në protestën kundër DokuFestit në Prizren
Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit.
E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona.
Krasniqi ka informuar redaksinë e Nacionales se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kemerat dhe mikrofoni i Nacionales.