23-01-2025

Sulmohet me granatë dore një lokal në Pejë, Policia në kërkim të personave të dyshuar

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një incident mjaft i rëndë në qytetin e Pejës, ku persona të panjohur kanë sulmuar me granatë dore një lokal në rrugën “Besnik Lajqi”, raporton Sinjali.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali thuhet se të dyshuarit e kanë gjuajtur granatën dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit.

Për të lënduar deri në këto çaste nuk është raportuar, ndërkaq dëme janë shkaktuar në lokal.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Asnjë koment

Comments are closed.