Sul*moh:et një shtetase gjermane në Prizren, arrestohet 38-vjeçari
Në Stacionin Policor Prizren – Veri dje është raportuar një rast i mosmarrëveshjes që ka eskaluar në sulm fizik, me pasojë lëndime trupore, raporton Gazeta e Prizrenit
Nga hetimet fillestare është konstatuar se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit me motive xhelozie, i dyshuari P.K. (38 vjeçar) ka goditur viktimën I.B. (shtetase gjermane ), duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj të njëjtit është ngritur kallëzim penal./Gazeta e Prizrenit