Sulmoi familjarët e tij dhe zyrtarët policorë me shufër metali, arrestohet qytetari
Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe zyrtarët policorë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 01:03.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.